Rusia pretendon se ka kapur tanke gjermane “Leopard” e automjete amerikane “Bradley”, publikon video - NACIONALE

Rusia pretendon se ka kapur tanke gjermane “Leopard” e automjete amerikane “Bradley”, publikon video

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pretenduar se forcat ruse kanë kapur tanke gjermane të tipit “Leopard” dhe automjete luftarake amerikane të tipit “Bradley” në Ukrainë gjatë një beteje me forcat ukrainase.

Kjo ministri ka publikuar një video në rrjetin “Telegram” në të cilën pretendon se shihen mjetet e prodhimit perëndimor.

Vendi dhe koha e incizimit të pamjeve nuk është vërtetuar në mënyrë të pavarur.

Në “Telegram”, kjo ministri shkroi: “Trupat e nëndivizioneve të grupit Vostok i inspektojnë tanket dhe automjetet luftarake të këmbësorisë së armikut të kapura në betejë.”

“Të gjitha pajisje të kapura të prodhimit perëndimor: tanke gjermane “Leopard” dhe “BMP Bradley” të prodhimit amerikan”- thuhet më tej.

“Disa automjete luftarake me motorë të ndezur, që i tregon gjendjen kalimtare të betejës dhe arratisjen e ekuipazhit të automjeteve luftarake të forcave të armatosura të Ukrainës nga pajisjet e gatshme për luftë”- thuhet në shkrimin e ministrisë ruse.

Lajme të ngjashme