Rusia e sulmon me raketa e dronë infrastrukturën kritike të Ukrainës - NACIONALE

Rusia e sulmon me raketa e dronë infrastrukturën kritike të Ukrainës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dronët dhe raketat ruse goditën rreth dhjetë objekte ukrainase të infrastrukturës kritike gjatë sulmeve ajrore të mërkurën herët, duke shkaktuar dëme serioze në tri termocentrale të periudhës sovjetike, thanë zyrtarë ukrainas.

Forca ajrore ukrainase tha se ka rrëzuar 39 nga 55 raketat dhe 20 nga 21 dronët e përdorur në sulm, i cili i vë më shumë presion sistemit energjetik të vendit më shumë se dy vjet pas fillimit të pushtimit të plotë rus, raporton gazeta “The Guardian”.

“Një tjetër sulm masiv ndaj industrisë sonë të energjisë” – shkroi në rrjetin “Telegram” ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko. Dy persona u lënduan në rajonin e Kievit dhe një tjetër u lëndua në rajonin e Kurovohradit, tha ministri i Punëve të Brendshme, Ihor Klymenko.

Rreth 350 punëtorë të shpëtimit po punonin me nxitim për ta minimizuar dëmin e shkaktuar në disa objekte të energjisë, 30 shtëpi, automjete të transportit publik, automjete dhe një stacioni të zjarrfikësve, shtoi ai.

Sipas ministrit Galushchenko, në shënjestër ishin objektet e energjisë dhe transmisionit në rajonet Poltava, Kirovohrad, Zaporizhia, Lviv, Ivano-Frankivsk dhe Vinnyrsia. Ky sulm ishte më i riu në një valë sulmesh ndaj infrastrukturës kritike të energjisë që nisi në mars.

Sulmet tashmë i kanë detyruar autoritetet lokale që të zbatojnë ndërprerje të rrymës në disa rajone, por ndikimi i plotë me gjasë do të ndihet më vonë gjatë vitit, kur të rritet konsumi i energjisë, në kulmin e verës dhe në dimër.

Përpos Zaporizhias, të gjitha rajonet e tjera ndodhen larg vijës së frontit në lindje, ku po zhvillohen luftime të ashpra dhe ku rusët kanë shënuar përparim.

Lajme të ngjashme