Rusia e sulmon Kharkivin, vriten një djalë 10 vjeç dhe gjyshja e tij - NACIONALE

Rusia e sulmon Kharkivin, vriten një djalë 10 vjeç dhe gjyshja e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy persona kanë vdekur nga një sulm rus me raketë në qytetin Kharkiv të Ukrainës të premten herët, tha Oleh Syniehubovi, drejtor i administratës rajonale në Kharkiv.

Sipas këtij zyrtari, një djalë 10 vjeç dhe gjyshja e tij 68-vjeçare janë vrarë nga sulmi, ndërsa një foshnjë 11-muajshe është lënduar, raporton televizioni CNN.

Në disa pamje pas sulmit shihej tymi duke u shpërndarë në qiell, ndërsa në një video tjetër shihen ndërtesat e djegura rëndë e një veturë e shkatërruar afër tyre.

Rajoni i Kharkivit është ballafaquar me shtim të sulmeve rishtazi. Një sulm i rëndë raketor të enjten në një fshat afër Kupianskut la të paktën 52 të vdekur e gjashtë të lënduar.

Në një rast tjetër të premten, tre persona u lënduan pas bombardimeve ruse në qytetin Vovchansk të distriktit Chuhuiv, tha Syniehubovi.

Ai shtoi se në mesin e të lënduarve janë një burrë 76-vjeçar, një grua 75-vjeçare dhe një grua tjetër 25-vjeçare.

“Të tre janë dërguar në spital. Mjekët tash për tash janë duke u ofruar atyre kujdes mjekësor”- tha zyrtari ukrainas.

Lajme të ngjashme