Rusia e shpall Lëvizjen LGBT si "ekstremiste" - NACIONALE

Rusia e shpall Lëvizjen LGBT si "ekstremiste"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Lartë e Rusisë të enjten e shpalli lëvizjen ndërkombëtare për të drejtat e homoseksualëve "organizatë ekstremiste".

Gjykata po vepronte me një padi të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë me të cilën kërkohej ta quauante ekstremiste “lëvizjen ndërkombëtare LGBT”, duke ia ndaluar aktivitetet në Rusi.

Vendimi përshkallëzon kërcënimin për komunitetet e homoseksualëve brenda Rusisë, shkruan New York Times.

Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve dhe ekspertë të tjerë thonë se vendimi do t'i vendosë homoseksualët dhe organizatat e tyre në rrezik për t'u ndjekur penalisht për diçka kaq të thjeshtë si shfaqja e simboleve si flamuri i ylberit ose për miratimin e deklaratës "Të drejtat e homoseksualëve janë të drejta të njeriut".

Lajme të ngjashme