Rusia e akuzon Ukrainën për sulm të dështuar me dronë në Kremlin për ta vrarë Putinin
Rusia e akuzoi të mërkurën Ukrainën për sulmimin e Kremlinin me dronë gjatë natës së kaluar në përpjekje të dështuar për ta vrarë presidentin rus, Vladimir Putin, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, RIA.
Kremlini tha se këtë sulm e konsideron si “akt të planifikuar terrorist” dhe se e rezervon të drejtën për t’u hakmarrë, raporton kjo agjenci.
Rusia tha se dronët janë përdorur në sulmin e pretenduar ndaj rezidencës së Putinit në Kremlin, por se plani është parandaluar nga mbrojtja ruse, përcjell agjencia “Reuters”.
Kremlini tha se Putini nuk është lënduar dhe se as ndërtesat e Kremlinit nuk kanë pësuar dëm material.
“Kremlini i ka vlerësuar këto veprime si akt të planifikuar terrorist dhe përpjekje për vrasje ndaj presidentit në vigjilje të Ditës së Fitores, Paradën e 9 Majit”- raportoi agjencia RIA.
Thuhet se Putini nuk e ka ndryshuar orarin e tij të punës dhe se është duke e vazhduar aktivitetin si zakonisht.
“Pala ruse e rezervon të drejtën për të ndërmarrë masa hakmarrëse ku dhe kur ta shohë të përshtatshme”- thuhet në njoftim.