Rusia e akuzon Ukrainën për rrëzimin e aeroplanit ushtarak, asnjë i mbijetuar
Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se Ukraina e ka rrëzuar aeroplanin ushtarak që u përplas në tokë të mërkurën në rajonin rus, Belgorod.
Kjo ministri e shoqëroi akuzën me shprehjen “akt barbar”, sipas raportimit të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS, përcjell televizioni BBC.
Televizioni BBC ende nuk mund të vërtetojë se kush ndodhej në aeroplanin e rrëzuar ose çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e tij.
Një zëdhënës i inteligjencës ushtarake të Ukrainës i ka thënë Radios “Evropa e Lirë” se një shkëmbim i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës ishte duke u përgatitur për të mërkurën.
Zëdhënësi Andriy Yusov citohet të ketë thënë: “Mund të deklaroj se shkëmbimi i planifikuar për sot ende nuk është duke u zhvilluar.”
‼️ Il-76 military plane crashes in Belgorod region
— NEXTA (@nexta_tv) January 24, 2024
There were 63 people on board, Russian media reported. All of them died
The estimated value of the plane is 27 million dollars.
The Russian Defense Ministry said that there were Ukrainian prisoners on board the plane. The… pic.twitter.com/3doCOmZuX7
Ai shtoi se ishte duke u kontrolluar informacioni i ofruar nga Rusia që në aeroplanin e rrëzuar ndodheshin të burgosur të luftës.
Në anën tjetër, guvernatori lokal në Belgorod të Rusisë, Vyacheslav Gladkov, tha se të gjithë personat që ndodheshin në aeroplanin e rrëzuar kanë vdekur.
Zyrtari rus shtoi se vendi i rrëzimit është rrethuar dhe se një hetim është duke u zhvilluar për këtë rast.