Rusia do të testojë shtatë raketa balistike ndërkontinentale më 2024 - NACIONALE

Rusia do të testojë shtatë raketa balistike ndërkontinentale më 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia planifikon që të testojë hiç më pak se shtatë raketa balistike ndërkontinentale gjatë vitit të ardhshëm.

Kështu tha Sergei Karakayev, komandant i Forcave të Raketave Strategjike të Rusisë, raportoi të shtunën agjencia ruse e lajmeve, “Interfax”, përcjell Radio “Evropa e Lirë”.

Rusia i ka dhënë njoftime Shteteve të Bashkuara të paktën 24 orë para nisjes së testimeve të tilla dhe të njëjtën masë e ka zbatuar edhe Uashingtoni ndaj Moskës, citohet të ketë thënë komandanti rus për gazetën zyrtare të ushtrisë ruse, “Ylli i Kuq”.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë dy vendet me arsenalin më të madh bërthamor në botë.

Në tetor, Kremlini tha se kishte kryer ushtrim të një sulmi masiv bërthamor. Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Serge Shoigu, tha se në këtë ushtrim ishte përfshirë dhënia e “kundërpërgjigjes ndaj një sulmi bërthamor të armikut”.

Para pak muajve, deputetët rusë e mbështetën tërheqjen e ratifikimit të një traktati global me të cilin ndalohen të gjitha testimet fizike të kokave bërthamore.

Lajme të ngjashme