Rusia dëbon një diplomat britanik, e akuzon për spiunim - NACIONALE

Rusia dëbon një diplomat britanik, e akuzon për spiunim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rusia tha të martën se do të dëbonte një diplomat britanik për gjoja spiunim, në goditjen më të re ndaj gjendjes tashmë të rëndë të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Shërbimi rus i sigurisë, FSB, tha se diplomati, fotografia e të cilit u publikua në mbarë buletinet e lajmeve në televizionet ruse, kishte ofruar qëllimisht të dhëna të rreme, kur kishte hyrë në Rusi, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Nuk pati koment të menjëhershëm nga Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar. Ambasada britanike në Moskë nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Agjencia e lajmeve TASS e citoi zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, të ketë thënë se kjo ministri e kishte thirrur në takim ambasadorin britanik, masë qe qeveritë e përdorin shpesh për të shprehur protestë të fuqishme.

Sipas FSB-së, diplomati britanik ishte zëvendësim për njërin prej gjashtë diplomatëve të tjerë britanikë që ishin dëbuar nga Rusia më herët këtë vit, gjithashtu nën akuzat për spiunim.

Lajme të ngjashme