Rusia – Britanisë: Nëse Ukraina na ka sulmuar me armët tuaja, de-facto jeni përfshirë në konflikt
Rusia ka paralajmëruar Britaninë se nëse vërtetohet se armët e saj janë përdorur nga Ukraina për të goditur në territorin rus, atëherë kjo do t’i kthehet Britaniksë, duke ia goditur caqet ushtarake brenda dhe jashtë Ukrainës.
Ky ashpësim i fjalorit nga ana e Rusisë, vjen pas Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, deklaroi se ‘Ukraina ka të drejtë t’i përdorë armët e Brtianisë për ta sulmuar Rusinë’.
Sipas Ministrisë së jashtme ruse, deklaratat e Cameronit, janë ‘pranim i asaj se Britania është tani de-facto pjesë e konfliktit’.
“E kemi paralajmëruar Britanië se në përgjigje ndaj sulmeve të Ukrainës në territorin rus me armatim britanik, mund të ketë kundërpërgjigje duke targetuar vendet ku është ushtria britanike”, tha ministria e jashtme ruse, shkruan The Guardian.
Gjatë një vizite në Kiev, David Cameron i tha Reutersit javën e kaluar se Ukraina ‘ka të drejtë t’i përdorë armët e prodhuara në Londër për ta sulmuar Rusinë’.
“Ukraina e ka këtë të drejtë. Ashtu sikurse Rusia po e sulmon Ukrainën nga brenda, mund ta merrni me mend se pse Ukraina ka të drejtë të sigurohet se po bën përpjekje për ta mbrojtur vetveten”, tha Cameron.