Rusia bën thirrje për përmbajtje pas sulmit izraelit ndaj Iranit - NACIONALE

Rusia bën thirrje për përmbajtje pas sulmit izraelit ndaj Iranit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Rusia ka bërë thirrje për përmbajtje, pasi Izraeli kreu një sulm ushtarak kundër Iranit, shtet me të cilin Kremlini ka marrëdhënie të ngushta.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha gjatë një komunikimi me gazetarë të premten se Rusia është duke i “studiuar” hollësitë e sulmit dhe se do të ishte “papjekuri të komentohet” derisa të bëhet e qartë natyra e rastit, raporton televizioni CNN.

Megjithatë, Peskovi shtoi: “Në çfarëdo rasti, pa marrë parasysh se çfarë, ne vazhdojmë që t’i mbrojmë përmbajtjen nga ana e palëve dhe refuzimin e veprimeve që do të mund të provokonin një eskalim të mëtejmë të tensionit në një rajon kaq të vështirë.”

Rusia është mbështetur në armë iraniane gjatë pushtimit të Ukrainës, duke vënë shpesh në shënjestër qytete ukrainase me dronë të prodhimit iranian, “Shahed”.

Moska dhe Teherani kanë marrëdhënie të ngushta. Rusia me vite ka blerë dronë dhe raketa balistike nga Irani, ndërsa Teheranit i ka ofruar investime dhe tregti.

Lajme të ngjashme