Rusët në Serbi dhe në Mal të Zi votojnë në zgjedhjet presidenciale ruse - NACIONALE

Rusët në Serbi dhe në Mal të Zi votojnë në zgjedhjet presidenciale ruse

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Qytetarët e Rusisë që jetojnë në Serbi dhe në Mal të Zi do të votojnë në zgjedhjet presidenciale ruse të dielën në ditën e fundit të tyre.

Ata kanë mundësi të votojnë për njërin prej katër kandidatëve në fletëvotim, ndër ta edhe presidentin e tanishëm Vladimir Putin, i cili fitoren e ka pothuajse e sigurt, meqë kundërshtarët e tij janë në burgje, në mërgim apo të vdekur.

Zgjedhjet në Rusi kontrollohen fuqishëm nga Kremlini dhe nuk janë as të lira e as të drejta.

Qytetarët rusë në Serbi do të votojnë në shkollën e Ambasadës ruse në Beograd.

Organizata joqeveritare Shoqëria Demokratike Ruse, e udhëhequr nga qytetarë rusë në Serbi, njoftoi se do t'i bashkohet aksionit global "Mesdita kundër Putinit", për ta nderuar amanetin e fundit të Alexei Navalny, kritikut më të zëshëm të Kremlinit, i cili vdiq më 16 shkurt në një burg të izoluar të Arktikut nën rrethana të dyshimta. /REL

Lajme të ngjashme