Rumania duhet të kompensohet për ndihmat dhënë Ukrainës, thotë favoriti për president - NACIONALE

Rumania duhet të kompensohet për ndihmat dhënë Ukrainës, thotë favoriti për president

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kanidati i së djathtës ekstreme për president të Rumanisë, i cili po prin në sondazhe, George Simion, tha në një debat televiziv se vendi i tij, anëtar i BE-së dhe i NATO-s, duhet të dëmshpërblehet për ndihmat që ia ka dhuruar Ukrainës fqinje për t’u mbrojtur nga Rusia pushtuese.

Nacionalisti me qëndrime euroskeptike fitoi në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të dielën, ndërsa një sondazh më herët këtë javë tregoi se ai prin edhe për balotazhin e 18 majit kundër kryetarit të Bukureshtit, Nicusor Dan, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në një debat të zhvilluar të enjten vonë, kryetari i kryeqytetit rumun tha se, nëse zgjidhet president, mbështetja e Rumanisë për Ukrainën nuk do të dobësohet, sepse mbrojtja e vendit fqinj e nënkupton mbrojtjen e Rumanisë nga agresioni i mundshëm rus në të ardhmen.

Simion, 30 vjeç, e kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën, e kritikon udhëheqësinë e Bashkimit Evropian dhe thotë se është në një vijë me lëvizjën “Bëje Amerikën të Mrekullueshme Përsëri” të presidentit Donald Trump të ShBA-së.

Analistët kanë thënë se një fitore e Simionit do të mund ta izolonte Rumaninë, t’i dëmtojë investmet në sektorin privat dhe ta destabilizojë krahun lindor të NATO-s, ku Rumania luan një rol kyç në ofrimin e mbështetjes logjistike për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Presidenti në Rumani ka rol gjysmekzekutiv që i përfshin komandimin e forcave të armatosura dhe drejtimin e Këshillit të Sigurisë, i cili vendos për ndihma ushtarake. Presidenti gjithashtu mund të bllokojë me veto votime të rëndësishm të BE-së që kërkojnë mbështetje unanime.

“Unë do të votoj për interesin e shtetit rumun pa i bërë prioritet shtete e tjera” – tha Simion gjatë debatit të organizuar nga televizioni “Euroneës Romania”.

“Pozicioni ynë ndaj luftës së agresionit të Rusisë në Ukainë është ai i neutralitetit, jo i përshkallëzimit, jo për furnizim me armë, në vijë me administratën e Trumpit” – shtoi ai.

Simion tha se Rumania duhet të dëmshpërblehet për mbështetjen që ia ka dhënë Ukrainës porsa të fillojë procesi i rindërtimit.

“Unë nuk di nëse kjo do të pasqyrohet në kontratat për rindërtim ose në drithëra, por... për sistemin Patriot të dhënë dhe për shpenzimet e tjera nga rumunët, duhet të ketë reciprocitet” – tha më tej favoriti i balotazhit./Nacionale

Lajme të ngjashme