Rritje masive e numrit të të vrarëve në Gaza - NACIONALE

Rritje masive e numrit të të vrarëve në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka thënë se numri i të vrarëve në Gaza ka shkuar në të paktën 2 mijë e 215. Para këtij njoftimi, një ditë më parë u raportua se numri i viktimave ishte rreth 1.800.

Përpos për të vrarët, kjo ministri raportoi se numri i të plagosurve ka shkuar në 8 mijë e 715, raporton televizioni BBC.

Bregun Perëndimor, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 54 të vrarë e 1 mijë e 100 të plagosur.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se ka vrarë një komandant të lartë të Hamasit gjatë sulmeve ajrore në Gaza, Murad Abu Murad. Hamasi nuk e ka komentuar këtë pretendim.

Në anën tjetër, në Izrael, deri më tani raportohet për më shumë se 1.300 të vrarë që nga fillimi i sulmit të Hamasit të shtunën e javës së kaluar.

Lajme të ngjashme