Izraeli thotë se e ka vrarë komandantin e forcave ajrore të Hamasit, Murad Abu Murad - NACIONALE

Izraeli thotë se e ka vrarë komandantin e forcave ajrore të Hamasit, Murad Abu Murad

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë thënë se një anëtar i lartë i Hamasit u vra gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës natën e kaluar.

Sipas ushtrisë izraelite, nga sulmet ajrore, që në shënjestër patën një seli qendrore ku kontrolloheshin operacionet ajrore të Hamasit, u vra komandanti i departamentit ajror të Hamasit, Murad Abu Murad.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se Abu Muradi “mori pjesë të madhe në drejtimin e terroristëve gjatë masakrës” fundjavën e kaluar, ku u përfshinë sulmues që hynë në territorin e Izraelit me parashuta, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në sulme të tjera gjatë natës, ushtria izraelite tha se goditi dhjetëra caqe të forcave komando të Hamasit, që e kishin udhëhequr hyrjen në Izrael më 7 tetor.

Lajme të ngjashme