Rritet numri, ushtrisë izraelite i vriten edhe një rreshter e një kapiten në Gaza - NACIONALE

Rritet numri, ushtrisë izraelite i vriten edhe një rreshter e një kapiten në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar për vrasjen e dy ushtarëve të tjerë në Gaza. Kështu, numri i përgjithshëm i trupave të rënë që nga fillimi i ofensivës tokësore në këtë enklavë ka shkuar në 131.

Sipas njoftimit të ushtrisë, për të cilin raportoi gazeta “The Times of Israel”, dy ushtarët e vrarë të hënën janë:

Rreshter Daniel Yacov Ben Harosh, 31 vjeç, nga Batalioni 6551 i Brigadës 551, nga vendbanimi i Bregut Perëndimor, Alon. Ai u vra gjatë luftimeve në pjesën veriore të Gazës të hënën.

Kapiten Rotem Yosef Levy, 24 vjeç, nënkomandant i njësisë “Yahalom” të Trupave Luftarake Inxhinierike, nga Oraniti, i cili u vra në aksion të hënën në pjesën veriore të Gazës.

Për më tepër, ushtria izraelite tha se dy ushtarë nga Batalioni i 13-të i Brigadës “Golani” u plagosën seriozisht të hënën gjatë luftimeve në pjesën jugore të Gazës.

Lajme të ngjashme