Rrëzohet një aeroplan në Sudanin e Jugut, raportohet për 18 të vdekur - NACIONALE

Rrëzohet një aeroplan në Sudanin e Jugut, raportohet për 18 të vdekur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aeroplan me të cilin po udhëtonin 21 njerëz në shtetin Uniteti të Sudanit të Jugut u rrëzua të mërkurën, duke lënë të vdekur 18 persona, raportoi Radio Miraya e Kombeve të Bashkuara.

Aeroplani ishte nisur nga një fushë nafte në shtetin verior, kur u rrëzua, sipas Radio Miraya-s, e cila menaxhohet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS), raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Në raport nuk u dhanë hollësi të tjera, ndërsa ministri i Informacionit, Michael Makuei, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

Disa aksidente ajrore kanë ndodhur viteve të fundit në Sudanin e Jugut të përfshirë nga konflikti.

Në shtatorin e vitit 2018, të paktën 19 njerëz vidqën, kur u rrëzua një aeroplan që po bartte pasagjerë nga kryeqyteti Juba drejt qytetit Yirol.

Më 2015, dhjetëra njerëz vdiqën, kur një aeroplan mallrash i prodhimit rus, në të cilin ndodheshin pasagjerë, u rrëzua pas nisjes së fluturimit nga aeroporti në kryeqytetin Juba.

Lajme të ngjashme