Rrëzohet një aeroplan luftarak F-18 i Forcës Ajrore të Finlandës
Një aeroplan që i përkiste Forcës Ajrore të Finlandës u rrëzua afër një aeroporti në pjesën veriore të Finlandës të mërkurën, tha ushtria e këtj vendi, ndërsa piloti arriti që të largohej nga aeroplani dhe u dërgua në spital.
Tymi u pa duke u ngritur në qiell nga drejtimi i përgjithshëm ku u rrëzua aeroplani dhe në ajër kishte erë të rëndë tymi, raportoi televizioni publik, Yle. Zona u rrethua nga policia lokale, transmeton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Një aeroplan luftarak F/A-18 Hornet u rrëzua në tokë në zonën e aeroportit Rovaniemi” – thuhet në një deklaratë të Forcës Ajrore.
Më vonë, kjo forcë njoftoi se piloti ishte dërguar në një objekt shëndetësor për t’u ekzaminuar dhe se askush nuk ishte lënduar në tokë.
Aeroporti Rovaniemi mbeti i hapur, njoftoi operatori.
Finlanda ka 62 aeroplanë luftarakë “Hornet” të blerë mes viteve 1992 e 2000. Shteti i Evropës Veriore në vitin 2021 vendosi që t’i zëvendësojë ata me aeroplanë luftarakë të tipit F-35.