Rrëzohet kabina e teleferikut në Itali, raportohet për dy britanikë e dy izraelitë të vdekur
Katër persona vdiqën, pasi një kabinë teleferiku ra në tokë afër qytetit Napoli të Italisë, thanë shërbimet emergjente.
Mediat italiane raportuan se dy britanikë dhe dy izraelitë e humbën jetën, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar, sipas televizionit BBC.
Një person tjetër “u lëndua në masë ekstreme” në aksidentin që ndodhi në Malin Faito dhe u dërgua me helikopter në spital, thanë zyrtarët italianë.
Mediat lokale thanë se kabina e teleferikut kishte qenë afër majës së malit, kur njëra nga kabllot në të cilat mbështetej u shkëput.
Prokurorët kanë nisur një hetim për rastin tragjik, ndërsa zyrtarët konfirmuan se në mesin e viktimave ishin tre pasagjerë dhe drejtuesi i kabinës së teleferikut.
Një kabinë tjetër ishte gjithashtu në të njëjtën linjë në kohën e aksidentit, por ndodhej afër fundit të ultësirës. 16 persona u shpëtuan aty.
Tragedia en el #MonteFaito en la zona de #CastellamareDiStabia cerca de la ciudad de #Napoli. La cabina registró un daño técnico y se cayó dejando 4 víctimas y un desaparecido. #Italia #ULTIMAHORA pic.twitter.com/Uz9M1moF4d
— Davide Matrone (@Davidem281) April 17, 2025
Kryetari i rajonit ku ndodhi rasti, Vincenzo De Luca, tha se të gjitha viktimat ishin turistë.
Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe tha se është në kontakt me autoritetet italiane, por nuk i ka konfirmuar raportimet e mediave lokale për identitetin e të vdekurve.
De Luca tha se moti i lig, përfshirë mjegullën, erën e shiun, ua vështirësuan punën ekipeve të shpëtimit për të siguruar qasje në zonën ku kishte rënë kabina e teleferikut.