Rrëzimi i avionit luftarak, Zelensky shkarkon komandantin e forcave ajrore
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka shkarkuar komandantin e forcave ajrore, Mykola Oleshchuk, katër ditë pasi një avion luftarak i tipit F-16 u rrëzua gjatë një sulmi rus.
Sipas “Associated Press”, vendimi është publikuar në faqen zyrtare të presidencës.
“Ne duhet ta mbojmë popullin. Ta mbrojmë personelin. Të kujdesemi për të gjithë ushtarët tanë.” – ka thënë Zelensky pak pas publikimit të njoftimit.
Ndërkohë, ekspertetët amerikanë i janë bashkuar hetimit ukrainas për rrëzimin e avionit, ka thënë forca ajrore.
Ndryshe, avioni në fjalë u rrëzua gjatë një sulmi rus me raketa të hënën, duke e lënë të vdekur pilotin Oleksiy Mes, tha ushtria ukrainase. Kjo është humbja e parë e këtij lloji që nga dhurimi i aeroplanëve më herët në gusht.
Shkaktari i rrëzimit nuk ishte rezultat i drejtpërdrejt i sulmit të armikut me raketa, pretendoi ushtria ukrainase, duke shtuar se piloti shkatërroi tri raketa me drejtim dhe një dron në sulmin më të madh ajror të Rusisë deri më tani.
“Oleksiy i shpëtoi ukrainasit nga raketat vdekjeprurëse ruse. Fatkeqësisht, me jetën e vet si çmim” – shkroi Forca Ajrore e Ukrainës në rrjete sociale.