Rreth 30 mijë izraelitë nisen në protestë para Netanyahut, kërkojnë lirim të pengjeve
Familjet e personave që po mbahen peng në Gaza u shoqëruan nga dhjetëra mijëra izraelitë në ditën e pestë të marshit të tyre nga Tel-Avivi deri te Zyra e Kryeministrit në Jerusalem, ku planifikojnë të mbërrijnë të shtunën pasdite.
Nuk pati koment të menjëhershëm nga policia për numrin e protestuesve, por organizatorët thanë se bëhet fjalë për dhjetëra mijëra. Televizioni “Channel 12” tha se në marsh po marrin pjesë rreth 30 mijë njerëz, përcjell gazeta “The Times of Israel”.
Kobi Ben Ami, që ka dy anëtarë të familjes peng në Gaza, tha se familjet po u përgjërohen ministrave që të takohen me to dhe t’u tregojnë se çfarë planifikojnë që të bëjnë për t’i kthyer pengjet. Shumë prej të afërmve të pengjeve kanë thënë se ndihen të braktisur nga autoritetet izraelite.
צעדת משפחות החטופים לירושלים: ״הולכים להחזיר אותם״
— מטה המשפחות להחזרת החטופים והנעדרים (@BringThemHome23) November 18, 2023
עשרות אלפים צועדים כעת על כביש 1
צילום: שב״פ sha_b_p@ pic.twitter.com/VepzMaXImX
Kur grupi e nisi pjesën përfundimtare të marshit drejt Jerusalemit, në grumbullin e protestuesve hyri edhe udhëheqësi opozitar, Yair Lapid.
Protestuesit hynë në qytetin e shenjtë rreth orës 15 para protestës para Zyrës së Kryeministrit rreth orës 16.
Përderisa marshuesit hynë në Jerusalem, ata u përshëndetën nga banorët që mbanin balona të verdha me mbishkrimin “Sillini në shtëpi”.
Në fund të protestës, familjet pritet të kthehen në Tel-Aviv dhe të takohen me ministrin e kabinetit të luftës, Benny Gantz, dhe me vëzhguesin e kabinetit, Gadi Eisenkot.
