Rreth 20 të vdekur nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Tajlandë
Afro 20 persona vdiqën në Tajlandë nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në veri të Bankokut, tha policia tajlandeze.
Autoritetet e kontrolluan vendin e shpërthimit, por ende nuk gjetën ndonjë të mbijetuar, raporton agjencia “Reuters”.
Nuk qe menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin, i cili ndodhi në mesditë në provincën Supham Buri, rreth 120 kilometra në veri të Bankokut, tha policia.
“Ne nuk mund të tregojmë nëse kanë vdekur të gjithë punëtorët. Zyrtarët po hyjnë në vendin e ngjarjes për të kryer hetim. Ata nuk kanë gjetur ndonjë të mbijetuar”- tha guvernatori provincial, Nattapat Suwanprateep.
Sipas një deklarate të policisë, hetimi fillestar tregon për 20 të vdekur dhe shumë të tjerë të lënduar.
Kryeministri Srettha Thavisin u njoftua për këtë shpërthim gjatë qëndrimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Ai bëri thirrje për një hetim të shpejtë.