Origjina irlandeze të Joe Biden, a janë qendrore në identitetin politik të tij?
Kur një gazetar britanik njëherë i kishte kërkuar Joe Biden-it intervistë, presidenti amerikan ishte mahitur:“BBC? Unë jam irlandez”.
80 vjeçari Biden, presidenti i dytë katolik në historinë amerikane, do të thirret në trashëgiminë irlandeze gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe dhe Irlandë gjatë kësaj jave.
Në fushatën e 2020’ës, Biden kishte recituar një poezi të laureatit nobelist irlandez, Seamus Heaney.
Kur ekipi irlandez i ragbit mposhti të fortët New Zealand All Blacks në nëntor të 2021’ës, Biden i thirri për t’i uruar.
Ndonëse Biden paraardhësit irlandez i ka nga ana e të atit, ai vendosi që theksin ta vë nga ana e së ëmës.
Biden tashmë shkon udhën tjetër.
I vetmi irlandez që nuk pi
Udhëtimi do të përfundojë në Belfast, në 25 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes të së Premtes së Mirë e cila i solli paqe Irlandës Veriore.
Mëpastaj ai do të udhëheq një seri vizitash zyrtare në Dublin.
Shtëpia e Bardhë tashmë ka aranzhuar disa vizita personale në vendin e parardhësve të tij, njëjtë si më 2016, ku në Irland shkoi si zëvendëspresident.
“Jam i vetmi irlandez që nuk pi”, kishte bërë shaka kohëve të fundit Joe Biden.
“Mos u gjunjëzoni e as mos u bindni, kurrë”
Në një fjalim në vitin 2013 pasi u thirr nga Irish-American Hall of Fame, Biden risolli një histori familjare derisa lavdëroi vendin e ri, i cili “është përplot me mundësi për ata që janë të gatshëm të punojnë dhe të luajnë simbas rregullave”.
Jeta e Biden është shënuar me tragjedi, ai humbi dy fëmijë dhe gruan e tij të parë.
Gjithashtu pati dështime në karrierën e tij politike shpesh duke thënë edhe se fuqinë e tij e nxjerrë nga dy burime: besimi katolik dhe vlerat familjare.
Në ditën e Shën Patrikut, më 17 mars, në festën kombëtare të Irlandës, Bisen ndau një këshill që morri nga gjyshi i tij: “Joey, kurrë mos u nënshtro, kurrë mos u gjunjëzo, kurrë, kurrë”.
