RIA: Deklarohet fajtor ushtari amerikan i akuzuar për vjedhje në Rusi - NACIONALE

RIA: Deklarohet fajtor ushtari amerikan i akuzuar për vjedhje në Rusi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gordon Black, ushtari amerikan që po mbahet në ndalim në Vladivostok të Rusisë, është deklaruar fajtor për akuzat për vjedhje dhe është duke bashkëpunuar me hetues, raportoi të enjten agjencia ruse e lajmeve, RIA.

“Ai është duke bashkëpunuar [me hetimin], ai e pranoi [fajin]” – citohet të ketë thënë një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, raporton agjencia “Reuters”.

Agjencia “Reuters” nuk arriti të kontaktonte me ushtarin për të marrë një koment prej tij.

Black ishte arrestuar më 2 maj nga policia ruse në Vladivostok, në Lindjen e Largët të Rusisë, nën dyshimin se kishte vjedhur nga një grua me të cilën ishte në lidhje. Një gjykatë ruse ka vendosur që ai të mbahet në ndalim deri më 2 korrik.

Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar të gjithë qytetarët amerikanë kundër udhëtimit në Rusi, duke përmendur një varg arsyesh, përfshirë “mundësinë për ngacmim dhe veçim të shtetasve amerikanë për ndalim nga zyrtarë të sigurisë të qeverisë ruse” dhe arbitraritetin e sundimit të ligjit.

Disa shtetas amerikanë janë ndaluar në Rusi që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 2022, përfshirë reporterin e gazetës “The Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, i cili është arrestuar vitin e kaluar nën akuza për spiunazh.

Lajme të ngjashme