Revista “Playboy” i shkëput lidhjet me aktoren Khalifa, pasi ajo e përkrahu sulmin e Hamasit
Revista për të rritur, “Playboy”, ka njoftuar se do t’i japë fund bashkëpunimit me personalitetin e njohur mediatik me prejardhje libaneze dhe ish-aktoren e filmave për të rritur, Mia Khalifa, për shkak të përkrahjes që ajo e ka shprehur për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.
“Gjatë ditëve të kaluara, Mia ka bërë komente neveritëse dhe të dënueshme, duke i festuar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe vrasjen e burrave, grave e fëmiëjve të pafajshëm”- thuhet në një deklaratë të kësaj reviste, raporton gazeta “The Times of Israel”.
“A mund t’u thotë dikush, ju lutem, luftëtarëve të lirisë në Palestinë që t’i rrokullisin telefonat e të incizojnë në mënyrë horizontale”- shkroi Khalifa në rrjetin X, përderisa sulmi po zhvillohej.
“Thjesht dua të sigurohem që të ketë pamje 4K të njerëzve të mi duke i rrënuar muret e burgut të hapur në të cilin janë detyruar të futen, duke u nxjerrë nga shtëpitë, në mënyrë që të kemi opsione të mira për libra të historisë që shkruajnë për atë se si e çliruan ata veten nga aparteidi”- shtoi ajo si kundërpërgjigje ndaj kritikave.
I just wanna make sure there’s 4k footage of my people breaking down the walls of the open air prison they’ve been forced out of their homes and into so we have good options for the history books that write about how how they freed themselves from apartheid. Please worry about… https://t.co/sgx8kzAHnL
— Mia K. (@miakhalifa) October 8, 2023