“Reuters”: ShBA-ja planifikon që të dërgojë 320 milionë dollarë bomba precize në Izrael - NACIONALE

“Reuters”: ShBA-ja planifikon që të dërgojë 320 milionë dollarë bomba precize në Izrael

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e ka informuar Kongresin e ShBA-së se planifikon që të dërgojë bomba precize me vlerë të 320 milionë dollarëve në Izrael, tha të hënën një burim i afërt me këtë plan.

Gazeta e njohur amerikane, “The Wall Street Journal” raportoi e para se administrata u dërgoi njoftim zyrtar udhëheqësve të Kongresit më 31 tetor për transferimin e bombave të quajtura “Spice Family Gliding Bomb Assemblies”, armë precize me vetëdrejtim që hidhen nga aeroplanët luftarakë, raporton agjencia “Reuters”.

Duke e cituar korrespondencën që e kishte parë, kjo gazetë tha se prodhuesi “Rafael USA” do t’i transferojë këto bomba te kompania izraelite amë, “Rafael Advanced Defense Systems” për t’u përdorur nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit.

Më herët të hënën, Kombet e Bashkuara thanë se Gaza ishte duke u bërë “varrezë për fëmijë”, duke i përforcuar kërkesat për armëpushim, përderisa autoritetet shëndetësore palestineze thanë se numri i të vrarëve nga sulmet izraelite ka shkuar në mbi 10 mijë.

Lajme të ngjashme