“Reuters”: Këshilltari i Macronit zhvilloi bisedime në Moskë të martën - NACIONALE

“Reuters”: Këshilltari i Macronit zhvilloi bisedime në Moskë të martën

1 javë më parë

nga NACIONALE

Diplomati më i lartë i presidentit Emmanuel Macron të Francës ishte në Moskë të martën për të zhvilluar bisedime me zyrtarë rus, thanë dy burime diplomatike dhe një burim që ishte i vetëdijshëm për takimin.

Burimi i parë tha se Emmanuel Bonne, i cili ka qenë në krye të celulës diplomatike të Macronit që nga viti 2019, ishte takuar me zyrtarë në Kremlin, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ai nuk dha më shumë hollësi, përpos që tha se qëllimi është për të pasur dialog rreth çështjeve kyçe, më e rëndësishmja Ukraina.

Presidenca franceze as nuk i konfirmoi, as nuk i mohoi bisedimet, por tha: “Siç tha presidenti dje gjatë deklarimit të tij për media, diskutimet ekzistojnë në një nivel teknik, në transparencë të plotë dhe në konsultim me presidentin Zelensky e me kolegët kryesorë evropianë.”

Dy burimet diplomatike thanë se aleatët ishin njoftuar për nismën dhe se Bonne kishte zhvilluar bisedime me Yuri Ushakovin, ndihmës i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Macroni tha në dhjetor se evropianët do të duhet që të riangazhohen në bisedime të drejtpërdrejta me Putinin, nëse dështojnë përpjekjet më të reja të udhëhequra nga ShBA-ja për ndërmjetësimin e një pakti të paqes për Ukrainën.

Presidenti francez para gazetarëve të martën tha se ishin duke u bërë përpjekje për rinisjen e dialogut me Putinin.

“Po përgatitet dhe ka diskutime që janë duke u mbajtur në një nivel teknik. Është me rëndësi që evropianët t’i rivendosin kanalet e tyre të diskutimit” – tha Macroni,d uke shtuar se një gjë e tillë po bëhet në konsultime me Ukrainën./Nacionale

Lajme të ngjashme