Republika Çeke merr vendim të mbrojë hapësirën ajrore të Sllovakisë
Kryeministri çek Petr Fiala, ka njoftuar se duke filluar nga shtatori, Republika Çeke do të dërgojë avionë luftarakë për të mbrojtur hapësirën ajrore të Sllovakisë.
"Ne do ta ndihmojmë Sllovakinë derisa të ketë në dispozicion avionë të rinj," tha Fiala gjatë një debati televiziv çek me kryeministrin sllovak Eduard Heger, duke pasur besimin se "qeveria me siguri do ta miratojë atë."
Kujtojmë se, Sllovakia u ka kërkuar më parë aleatëve të NATO-s ndihmë për të patrulluar qiejt e saj pasi vendosi të ndalonte flotën e saj të avionëve MiG-29 të projektuar nga sovjetikët dhe filloi bisedimet për t'i dërguar ata në Ukrainë. Pas kësaj marrëveshje, Bratislava pret një dorëzim të vonuar të avionëve amerikanë F-16, të cilët do të arrijnë në vitin 2024.
Fiala tha se ishte thelbësore që Ukraina të kishte armët e nevojshme për të luftuar për pavarësinë e saj dhe për sigurinë e lirinë e Perëndimit, duke shtuar se "ata po luftojnë për ne".
E ndërsa lufta ruse në Ukrainë ka hyrë në muajin e saj të pestë, presidenti ukrainas Zelensky ka vazhduar të kërkojë nga aleatët e NATO-s të rrisin ndihmën e tyre ushtarake.