Rënia e Assadit, vjen reagimi nga Kina - NACIONALE

Rënia e Assadit, vjen reagimi nga Kina

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Jashtme e Kinës të hënën bëri thirrje që një “zgjidhje politike” në Siri të gjendet sa më shpejt që është e mundshme për t’i rivendosur rendin dhe stabilitetin, pasi rebelët e morën nën kontroll kryeqytetin Damask në fundjavë dhe presidenti Bashar al-Assad iku në Rusi.

Kina është duke i ndjekur për së afërmi zhvillimet në Siri dhe shpreson që të gjitha palët relevante do të veprojnë sipas interesave themelore të popullit sirian, tha Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës, në një konferencë të rregullt për media, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Të dielën, rebelët sirianë njoftuan në televizionin shtetëror se e kishin rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad, duke i dhënë fund dinastisë 50-vjeçare përmes një ofensive që shkaktoi frikë për një valë të re jostabiliteti në Lindjen e Mesme tashmë të kapluar nga konfliktet.

Avancimi i shpejtë i një aleance militantësh të udhëhequr nga grupi Hayat al-Tahrir al-Sham (HTS), ish-filial i al-Qaedas, e shënoi njërën nga kthesat më të mëdha për rajonin në disa gjenerata. HTS-ja cilësohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Kombet e Bashkuara.

“E ardhmja dhe fati i Sirisë duhet të vendosen nga populli sirian dhe ne shpresojmë që të gjitha palët relevante do të gjejnë një zgjidhje politike për t’i rivendosur stabilitetin dhe rendin sa më shpejt që është e mundshme” – shtoi zëdhënësja kineze./Nacionale

Lajme të ngjashme