Refugjatët ukrainas në Britani çuditen me mungesën e dentistëve: Çmenduri - NACIONALE

Refugjatët ukrainas në Britani çuditen me mungesën e dentistëve: Çmenduri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ukrainasit që janë vendosur në Britani e kanë theksuar mungesën e mjekëve të dhëmbëve në mesin e aspekteve më çuditëse të jetesës në këtë shtet, sipas një raporti rreth përvojës së njerëzve që u janë dhënë viza humanitare.

Qasja në kujdes shëndetësor është pa pagesë në sistemin publik shëndetësor të Britanisë për ukrainasit, por hulumtuesit në Universitetin e Birminghamit dëgjuan rrëfime të qarta për vështirësitë për të siguruar trajtim të dhëmbëve, raporton gazeta “The Guardian”.

Ofrimi i shërbimeve stomatologjike nën sistemin britanik të shëndetësisë publike është krahasuar negativisht edhe me ato në Ukrainë, shtet që ishte i popullarizuar për turistë për kujdes ndaj dhëmbëve para luftës duke iu falënderuar çmimeve të ulëta dhe qasjes së mirë.

Një grua në të tridhjetat, Boyka, hulumtuesve u tha: “Nuk kemi dentist. Është çmenduri. Për ne, është disi si e pamundshme! Në Ukrainë, industria dentare është e madhe, e dini, kudo, dhe për shkak se është kudo, ju vetëm shkoni dhe është si 10 funte, 8 funte, dhe mund ta pastroni [dhëmbin], ta zbardhni si buzëqeshje hollivudi!”

“Kur keni ca probleme më shumë, me dy mijë funte keni dhëmbë tërësisht të rinj, nga asgjëja! Këtu, ne erdhëm: “A mundemi?” “Jo, jo, jo, jemi plot”- shtoi ajo, duke iu referuar përgjigjes së marrë nga dentistët.

Disa familje britanike, të cilat kanë pranuar refugjatë ukrainas, kanë vërejtur se mysafirët e tyre organizojnë termine dentare gjatë vizitave në atdhe.

Sipas një ankete të BBC-së vitin e kaluar, 90 për qind e ordinancave dentare në Britani po refuzonin që të trajtonin pacientë të rinj të rritur. Të dhënat qeveritare tregojnë se nevoja e paplotësuar në repartet e dentistëve në sistemin e shëndetit publik në Angli është në nivel rekord – 1,2 milion njerëz ose një në katër persona të rritur.

Lajme të ngjashme