Reagim i furishëm i Trump dhe Musk kundër vendimit për Marine Le Pen - NACIONALE

Reagim i furishëm i Trump dhe Musk kundër vendimit për Marine Le Pen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe krahu i tij i djathtë, Elon Musk, kanë reaguar pasi politikanes franceze të ekstremit të djathtë Marine Le Pen, iu ndalua aktviteti politik në pesë vitet e ardhshme, që nënkupton edhe mospjesëmarrjen e saj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Trump e quajti vendimin e gjykatës franceze ‘punë të madhe’.

Ajo u ndalua për pesë vjet dhe ishte pretendent për presidente”, thotë Trump dhe vazhdon se ‘vendimi tregon shumë për këtë vend (Francën)”.

“Unë e di shumë mirë këtë dhe shumë njerëz kanë menduar se ajo nuk do të shpallej fajtorë për asgjë”, shtoi Trump.

Ndërkohë, Elon Musk, kritikoi ashpër vendimin e gjykatës.

“Kur e majta radikale s’mund të fitojë me votë demokratike, abuzojnë me sistemin ligjor për kundërshtarët e tyre. Ky është libër lojërash standard për ta, në mbarë botën”, thotë Musk.

Çka ndodhi?

Gjykata franceze ia ndaloi Le Penit të mbajë poste publike për pesë vitet e ardhshme dhe kjo nënkupton se edhe nuk mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të Francës më 2027, shkruan The Guardian.

Gjykata ia shqiptoi edhe dënimin me katër vjet burgim - dy prej të cilëve do të pezullohen.

Vendimi konsiderohet si një tërmet politik për Le Pen, e cila deri tani ka llogaritur që të zhvillojë fushatën e saj të katërt presidenciale.

56 vjeçarja Marine Le Pen, u shpreh para vendimit të gjykatës se ndalimi i aktivitetit të saj do të ishte ‘dënim me vdekje politike’ dhe se gjykatësit kanë ‘fuqinë e jetës dhe vdekjes së lëvizjes së saj politike’.

Krahu i saj i djathtë, politikan Jordan Bardella, e ka përshkruar vendimin e sotëm gjyqësor si ‘vrasje e demokracisë’.

“Sot nuk është në pyetje veç Marine Le Pen. Është demokracia franceze ajo që u vra me këtë vendim”, tha ai.

Bashkë me Le Pen edhe 24 anëtarë të partisë së saj, përfshirë edhe nëntë ish-anëtarë të Parlamentit Europian dhe 12 asistentëve, u shpallën fajtorë për keqpërdorim të fondeve evropiane për aktivitetet e partisë së tyre.

Sipas kësaj skeme, ata kishin krijuar një ‘sistem të rremë të punëve’ duke bërë kontrata mes viteve 2004-2016 dhe duke shkaktuar një humbje prej 4.5 milionë dollarësh për taksapaguesit evropianë.

Sipas kësaj skeme, asistentët e angazhuar nga partia e Le Pen, nëpërmjet ish-anëtarëve të parlamentit Evropian, gjatë asaj kohë sa ishin në kontratë pune me Parlamentin Evropian, duhej të punonin drejtpërdrejt për çështjet parlamentare të Strasburgut, e jo për partinë e Le Pen.

Lajme të ngjashme