Raportohet se revista “Time” ka vendosur për “Personin e Vitit” - NACIONALE

Raportohet se revista “Time” ka vendosur për “Personin e Vitit”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Revista e famshme amerikane, “Time”, thuhet se ka vendosur që titullin “Personi i Vitit” t’ia japë presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sipas dy personave të afërt me vendimin dhe planet për këtë çështje.

Një zëdhënës i kreut të ri të Shtëpisë së Bardhë refuzoi që ta komentonte përzgjedhjen, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Republikani e kishte ndërtuar pasurinë si investitor në patundshmëri në Nju-Jork para se të bëhej pjesë e politikës. Gjatë mandatit të parë si president, ai e ka matur suksesin e vet pjesërisht me fuqinë e tregut të aksioneve, i cili deri më tani e ka mirëpritur rizgjedhjen e Trumpit në krye të shtetit më të fuqishëm në botë.

Revista “Time” e ka zgjedhur Trumpin “Person të Vitit” edhe më parë – në vitin 2016.

Në vitin 2020, revista ua dha këtë titull presidentit demokrat, Joe Biden, dhe nënpresidentes Kamala Harris, pasi ata e kishin mposhtur Trumpin në zgjedhje presidenciale.

Vitin e kaluar, ky titull iu dha këngëtares së njohur, Taylor Swift.

Lajme të ngjashme