Raportohet se Putini nënshkroi numër rekord të dekreteve sekrete në korrik: Çfarë mund të jenë?
Muajin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi numër rekord të dekreteve sekrete. 62 për qind e dokumenteve presidenciale nuk u publikuan, sipas një analize të mediumit “Mediazona”.
Siç thekson gazeta, 12 dekrete sekrete janë nënshkruar mes datave 27 e 31 korrik. Më shumë dekrete të klasifikuara ishin nënshkruar vetëm në janarin e vitit 1999, kur 64 për qind e tyre nuk ishin publikuar.
Sipas rezultateve të shtatë muajve të parë të këtij viti, 48 për qind e të gjitha dekreteve ishin të klasifikuara, raporton Shërbimi në Rusishte i Radios “Evropa e Lirë”.
Më së shpejti, sipas “Mediazona”-s, dekretet sekrete lidhen me shpërblimet për veteranët e luftës, përfshirë ato pas vdekjes. Në fillim të luftës, në marsin e vitit të kaluar, 54 për qind e dekreteve ishin sekrete.
“Mediazona” i analizoi të gjitha dekretet presidenciale të publikuara që nga fillimi i vitit. Secili dekret ka numër serik. Nëse një numër mungon, kjo do të thotë se dekreti është shpallur sekret.