Raportohet se Norvegjia ka vendosur që t’i japë Ukrainës aeroplanë F-16 - NACIONALE

Raportohet se Norvegjia ka vendosur që t’i japë Ukrainës aeroplanë F-16

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Norvegjia ka vendosur që t’i dhurojë Ukrainës aeroplanë luftarakë të tipit F-16, raportoi televizioni norvegjez TV2, duke cituar burime të paidentifikuara.

Ky televizion nuk njoftoi se sa aeroplanë të tillë do t’i dhurohen Ukrainës nga Norvegjia, raporton gazeta “The Guardian”.

Ministria e Jashtme e Norvegjisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për ta komentuar këtë çështje.

Nëse dhurimi i aeroplanëve konfirmohet, Norvegjia do të ishte shteti i tretë, pas Danimarkës dhe Holandës, që do ta merrte vendimin për ta furnizuar Ukrainën me aeroplanë të tipit F-16.

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev dhe ka njoftuar për dhurimin e raketave kundërajrore e pajisjeve të tjera, por nuk e ka përmendur dhurimin e aeroplanëve F-16.

Lajme të ngjashme