Raportohet se një agjent sekret u mundua ta trafikonte gruan e vet në udhëtimin e Trumpit - NACIONALE

Raportohet se një agjent sekret u mundua ta trafikonte gruan e vet në udhëtimin e Trumpit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një agjent i Shërbimit Sekret të ShBA-së u mundua ta trafikonte bashkëshorten e vet në udhëtimin e presidentit Donald Trump për në Skoci, shkruan gazeta britanike “The Telegraph”.

Agjencia e sundimit të ligjit ka nisur një hetim për incidentin. Në raporte thuhet se agjenti, i cili e ka bazën në Dallas të Teksasit, e dërgoi me aeroplan bashkëshorten e tij, pjesëtare e forcave ajrore amerikane, në Maryland, ku ajo ishte në mesin e personave që pranuan një njoftim të plotë nga zyrtarë të lartë të agjencisë për udhëtimin pesëditor.

Gruaja udhëtoi me autobus për në hapësirën e vizitorëve në bazën ushtarake amerikane “Joint Base Andrews” para se identiteti i saj të zbulohej dhe t’i kërkohej që të largohej.

Në raportime thuhet se agjenti nuk ishte duke synuar që ta vendoste bashkëshorten në aeroplanin presidencial “Air Force One” ku qëndron edhe presidenti, por në një aeroplan mbështetës ku vendosen stafi dhe pajisjet.

Shërbimi Sekret nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve të gazetës “The Telegraph”.

Anthony Guglielmi, zëdhënës i Shërbimit Sekret, në një deklaratë tha: “Shërbimi Sekret i ShBA-së është duke kryer një hetim të personelit, pasi një punonjës u përpoq që ta ftonte bashkëshorten e vet – anëtare e forcës ajrore të ShBA-së – në një fluturim mbështetës të misionit.”

“Aeroplani, i operuar nga forca ajrore e ShBA-së, po përdorej nga Shërbimi Sekret për t’i transportuar personelin dhe pajisjet” – shtoi ai.

“Para nisjes jashtë vendit, punonjësi u këshillua nga mbikëqyrësit se një veprim i tillë ishte i ndaluar dhe bashkëshortes më pas iu parandalua marrja e fluturimit. Asnjë I mbrojtur nga Shërbimi Sekret nuk ishte në aeroplan dhe (ngjarja) nuk pati ndikim tek operacioni ynë mbrojtës jashtë vendit” – tha më tej zëdhënësi i Shërbimit Sekret.

Lajmi për lëshimin e mundshëm të sigurisë erdhi në kohën kur Trumpi e përmbylli vizitën e tij në Skoci, duke hapur një fushë të re golfi. Të hënën, ai u takua me kryeministrin britanik, Keir Starmer./Nacionale/Nasuf Abdyli

Lajme të ngjashme