Raportohet se ka rënë Qeveria e Norvegjisë e majtistit Støre
Partia e Qendrës e Norvegjisë ka bërë lëvizje për t’u tërhequr nga koalicioni qeveritar pas një përplasjeje politike për zbatimin e ligjeve të BE-së për energjinë nga dekada e fundit, raportuan mediat lokale të enjten.
Pas disa javëve me përplasje brenda koalicionit, Partia e Qendrës me qëndrime euroskeptike do të largohet nga koalicioni qeveritar me Partinë e Punës, raporton medium “Euractiv”.
Duke hyrë në një takim parlamentar për ta formalizuar vendimin, kryetarja e Partisë së Qendrës, Marit Arnstadt, i tha transmetuesit publik NRK se vendimi “ka të bëjë me çështje politike dhe ne nuk duam që ta rreshtojmë veten më ngushtë me politikën e BE-së për energjinë”.
Norvegjia pritet të miratojë ligje të BE-së për energjinë si anëtare e Zonës Ekonomike Evropiane.
Në përpjekje për të mbajtur marrëdhënie të mira me Bashkimin Evropian, Partia e Punës bëri shtytje për zbatimin e ligjeve të BE-së për efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme të vitit 2019, por një veprim i tillë është kundërshtuar nga Partia e Qendrës.
Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, pritet të mbajë një konferencë për gazetarë./Nacionale