Raportohet se Izraeli vrau 61 persona në Gaza vetëm dje - NACIONALE

Raportohet se Izraeli vrau 61 persona në Gaza vetëm dje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Raportohet se si pasojë e një sulmi nga Izraeli janë vrarë të paktë 20 persona në pjesën veriore të Gazës.

Duke cituar Reuters-in, BBC-ja ka raportuar edhe për dhjetëra të plagosur nga ky sulm izraelit.”

“Mjekët pa kufi” kanë thënë se mijëra njerëz janë të bllokuar në kampin e refugjatëve në Jabalia.

Në një postim në rrjetin social “X”, shkruan BBC-ja, një koordinatore e “Mjekëve pa Kufi”, Sarah Vuylsteke thotë se "askush nuk lejohet të hyjë apo të dalë" nga kampi.

"Kam frikë të qëndroj dhe kam frikë të largohem" – ka thënë Haydar, shoferi i “Mjekëve pa Kufi”/

Forcat izraelite filluan një ofensivë në zonë një javë më parë, nën arsyetimin se synon të ndalojë rigrupimin e Hamasit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar mjekët, 61 persona janë vrarë në sulmet ushtarake izraelite në të gjithë Rripin e Gazës të premten.

Lajme të ngjashme