Raportohet se Izraeli po ofron shuma të majme për të dhëna rreth udhëheqësve të Hamasit
Ushtria izraelite duket se ka vendosur që të ofrojë shpërblime të majme financiare për personat që ofrojnë informacione për vendndodhjen e disa udhëheqësve të Hamasit.
Në rrjete sociale po qarkullojnë fotografi të fletushkave me premtimin për 400 mijë dollarë shpërblim për informatat rreth udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar, ndërsa 300 mijë dollarë për vëllanë e tij, Mohammed Sinwar, që e komandon brigadën jugore të grupit,
Më tej, 200 mijë dollarë u premtohen atyre që japin të dhëna për Rafaa Salameh, komantant i Batalionit “Khan Younis”, dhe 100 mijë dollarë për të dhëna rreth Mohammed Deif-it, komandant i krahut ushtarak të Hamasit.
Në fletushka shihet edhe një numër kontaktues dhe një mënyrë kontaktimi përmes aplikacionit “Telegram”. Në letër premtohet konfidencialitet nga ushtria izraelite, raporton gazeta “The Times of Israel”.
The new pamphlets airdropped by the Israelis offer monetary rewards to the residents for the information on Yahye Sinwar, his brother Mohammad, Rafah aSalame (head of Hamas intelligence and Khan Younis operations) and lastly Muhammed Deif for the lowest amount pic.twitter.com/RnqNo1kQSG
— Gaza Report - اخبار غزة (@gaza_report) December 14, 2023