Raportohet se Gjukanoviq ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë - NACIONALE

Raportohet se Gjukanoviq ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviq, ka dhënë sot dorëheqjen si kryetar i partisë.

Sipas portalit Analitika, ky vendim është njoftuar në mbledhjen e partisë të mbajtur sot.

Më tej aty bëhet e ditur se funksionin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të DPS-së në vazhdim do ta ketë kreu i klubit parlamentar të DPS-së në Parlamentin e Malit të Zi, Danijel Zhivkoviq.

Raportohet se në seancën e nesërme pritet që Komisioni Kryesor i asaj partie t'i konfirmojë këto vendime, ndërsa do të diskutohet edhe për organizimin e Kongresit të partisë dhe daljen e DPS-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

Kujtojmë se Gjunkaoviq ka humbur zgjedhjet presideciale në Mal të Zi, i mposhtur nga Jakov Milatoviq.

“Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi kanë përfunduar. Mali i Zi e bëri zgjedhjen e tij dhe unë e respektoj atë. Përgëzoj Jakov Milatoviç për besimin që mori në zgjedhje,” - u shpreh Gjukanoviç.

Për 33 vjet me radhë Gjukanoviq e ka dominuar politikën në Mal të Zi, si president apo kryeministër, dhe ishte po ai që e kishte sjellë pavarësimin nga Serbia në vitin 2006 duke ndjekur rrugën drejt anëtarësimin në NATO në 2017.

Mali i Zi aktualisht është edhe kandidat për bashkim me BE-në. Megjithatë, kundërshtarët e tij, e kanë akuzuar për lejim të korrupsionit dhe lidhje me krim të organizuar.

Kujtojmë edhe se Mali i Zi do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 11 qershor.

Lajme të ngjashme