Raportohet se Franca ka lëshuar urdhërarrest kundër Bashar al-Assadit - NACIONALE

Raportohet se Franca ka lëshuar urdhërarrest kundër Bashar al-Assadit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykatësit hetues francezë kanë lëshuar një urdhërarrest kundër ish-udhëheqësit tashmë të rrëzuar të Sirisë, Bashar al-Assad, i dyshuar për bashkëfajësi në krime lufte, kryesisht për nisjen e një sulmi të qëllimshëm kundër civilëve, tha një burim ligjor të martën vonë.

Urdhërarresti u lëshua më 20 janar si pjesë e një hetimi për rastin e Salah Abou Nabour-it, shtetas siriano-francez, i cili ishte vrarë më 7 qershor 2017 gjatë një bastisjeve bombarduese në Siri, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ky është urdhërarresti i dytë që lëshohet nga gjykatësit francezë kundër ish-presidentit sirian, i cili u rrëzua nga pushteti në dhjetor të vitit të kaluar nga forcat kryengritëse të udhëhequra nga grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS).

Në nëntorin e vitit 2023, gjykatësit francezë e kishin lëshuar urdhërarrestin e parë kundër Bashar al-Assadit nën akuzat për bashkëfajësi në krime kundër njerëzimit dhe bashkëfajësi në krime lufte.

Vendimi kishte ardhur pas një hetimi francez për sulmet kimike në Douma dhe në distriktin e Ghouta-s Lindore në gushtin e vitit 2013, kur ishin vrarë më shumë se një mijë njerëz.

Qeveria e Assadit në të kaluarën ka mohuar se ka përdorur armë kimike kundër kundërshtarëve të saj në luftën civile që kishte nisur në marsin e vitit 2011./Nacionale

Lajme të ngjashme