Raportohet se forcat ruse i kanë bastisur zyrat e “Wagner”-it në Shën Petersburg, rrethohen pronat e lidhura me Prigozhinin - NACIONALE

Raportohet se forcat ruse i kanë bastisur zyrat e “Wagner”-it në Shën Petersburg, rrethohen pronat e lidhura me Prigozhinin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat e rendit në Rusi raportohet se i kanë bastisur zyrat e grupit “Wagner” në Shën Petersburg, sipas një mediumi lokal.

“Forcat e rendit kanë hyrë në Qendrën PMC të Wagnerit në rrugën Zolnaya në Shën Petersburg”- raportoi mediumi “Fontanka”, përcjell televizioni BBC.

Dy autobusë me policë kundër trazirave dhe garda kombëtare kanë arritur te ndërtesa, raportoi ky medium, dhe kanë hyrë në të bashkë me persona me rroba civile.

“Persona në maska dhe me pushkë automatike” janë dislokuar në urën e Blagoveshchensky-t në Shën Petersburg, ku ndodhen një hotel dhe një restorant të lidhur me shefin e grupit, Yevgeny Prigozhin.

“Fontanka” më vonë publikoi një video në të cilën thotë se shihen forcat e sigurisë duke hyrë në Qendrën e Wagnerit dhe fotografi të burrave të armatosur afër pronave të lidhura me Prigozhinin.

Lajme të ngjashme