Raportohet se forcat rebele kanë hyrë në qytetin Aleppo të Sirisë - NACIONALE

Raportohet se forcat rebele kanë hyrë në qytetin Aleppo të Sirisë

6 ditë më parë

nga NACIONALE

Forcat rebele kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Sirisë, Aleppo, sipas një grupi monitories, në ofensivën më të madhe kundër Qeverisë në disa vjet.

Grupi me seli në Mbretërinë e Bashkuar thotë se luftëtarët aktivizuan dy vetura bombë para se të avanconin në disa lagje, pa dhënë hollësi të mëtejme, raporton televizioni BBC.

Në anën tjetër, forcat qeveritare thonë se e kanë rimarrë kontrollin e pozicioneve që ishin kapur nga rebelët në Idlib dhe në zonën rurale të Aleppos, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Siri.

Grupi militant islamik, Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe fraksionet aleate të tij thanë se kishin kapur një numër qytezash e fshatrash në provincat Aleppo dhe Idlib pas nisjes së një ofensive të mërkurën.

Lajme të ngjashme