Jep dorëheqje kryeministri serb, Millosh Vuçeviq
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje të martën. Ai është zyrtari më i lartë që largohet nga detyra që nga shpërthimi i protestave masive në mbarë vendin.
Beogradi është ballafaquar me protesta të përditshme antiqeveritare që nga shembja e kulmit në një stacion të trenit në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh në Serbi, kur mbetën të vdekur 15 njerëz në nëntor, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Protestuesit, përfshirë student, mësues e punëtorë të tjerë, kanë dalë me mijëra në rrugë, duke ia lënë fajin për tragjedinë korrupsionit brenda qeverisë së presidentit populist, Aleksandar Vuçiq.
Një zyrtar qeveritar refuzoi të komentonte, thekson agjencia “Reuters”.