Raportohet se Çeçenia ka ndaluar muzikën që të bën ta lëvizësh belin: Lady Gaga e këto, as që paramendohen
Raportohet se Çeçenia ka ndaluar muzikën e cila është në mes të 80 deri në 116 goditje për minut. Kjo nënkupton se shumë nga muzika perëndimore, do të ndalohet në public në shtetin islamik konservator, si Çeçenia.
Ideja është, që të gjitha llojet e muzikës që të bëjnë ta lëvizësh belin si: elektro, dubstep, tekno muzikë, etjerë, do të ndalohen.
Për shembull, ky ligj do t’i vë në radarin e ndalesës, shumë këngë të Daft Punk e grupe të tjera të famshme.
Kënga ‘Bad Romance’ e Lady Gaga as që mund të paramendohet se do të mund të dëgjohet në Çeçeni – dhe siç raporton Euroneës – e gjitha kjo po bëhet për ‘të mbrojtur vlerat tradicionale’.
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka urdhëruar ministrin e kulturës në çeçeni, Musa Dadayev, që muzika në Çeçeni të jetë ‘konform mentalitetit çeçen’.