Raportohet për zjarr fatal nga droni i rrëzuar ukrainas në një qendër tregtare në Rusi - NACIONALE

Raportohet për zjarr fatal nga droni i rrëzuar ukrainas në një qendër tregtare në Rusi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbetjet e një droni ukrainas që u rrëzua shkaktuan një shpërthim dhe një zjarr fatal në një qendër tregtare në qytetin rus, Vladikavkaz, afër kufirit me Gjeorgjinë, tha të mërkurën guvernatori i rajonit të Osetisë së Veriut.

Guvernatori Sergei Menyailo në rrjetin “Telegram” tha se sistemet e mbrojtjes ajrore e kishin rrëzuar dronin në orën 8 e 28 minuta sipas zonës kohore të Moskës.

Raportohet se një grua mbeti e vrarë brenda qendrës tregtare, shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”.

Agjencia “Reuters” nuk mundi ta vërtetonte pohimin e guvernatorit dhe nuk pati koment të menjëhershëm nga Ukraina.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 119 dronë ukrainas ishin shkatërruar gjatë 24 orëve të fundit.

Lajme të ngjashme