Raportohet për dy të vrarë nga sulmi ukrainas në një dyqan në Donetskun e pushtuar - NACIONALE

Raportohet për dy të vrarë nga sulmi ukrainas në një dyqan në Donetskun e pushtuar

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Hetuesit rusë thanë se dy njerëz u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të premten nga një sulm ukrainas ndaj “infrastrukturës civile” në qytetin e pushtuar nga rusët, Donetsk, në lindje të Ukrainës, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, RIA.

Një agjenci tjetër ruse e lajmeve, “Tass”, tha se nga sulmi ishte goditur një dyqan. Nuk pati koment të menjëhershëm nga ukrainas, raporton agjencia “Reuters”.

Ndërkohë, forcat ajrore ukrainase thanë të premten se Rusia e sulmoi Ukrainën me 72 dronë gjatë natës, prej të cilëve 33 u rrëzuan e 34 të tjerë u zhdukën nga radarët pa i arritur caqet e tyre.

Pesë dronë goditën ndërtesa të ndryshme në rajonin verior Chernihiv, duke lënduar një person, thanë forcat ajrore. Një dron i rrëzuar ra në një ndërtesë në kryeqytetin Kiev, por nuk shkaktoi viktima.

Sulmet ajrore masive ruse me dronë me rreze të gjatë kanë qenë ndodhi pothuajse e përditshme në Ukrainë në muajt e fundit, përderisa Moska po synon që ta dërrmojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës gati tri vjet pas fillimit të luftës së plotë kundër vendit fqinj.

Lajme të ngjashme