Raketat Storm Shadow të prodhuara në Britani, lëshohen për herë të parë në Rusi
Ukraina ka lëshuar për herë të parë raketat me rreze të gjatë veprimi të njohura si "Storm Shadow" të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar në Rusi, që nga fillimi i konfliktit, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Vendimi për të miratuar sulmet me këto raketa erdhi si përgjigje pas dislokimit të më shumë se 10,000 trupave të Koresë së Veriut në kufirin e Rusisë me Ukrainën, në atë që zyrtarët britanikë dhe amerikanë e kanë paralajmëruar si një përshkallëzim të madh të konfliktit pothuajse trevjeçar.
Nuk është e qartë menjëherë se për çfarë synimi ka përdorur Ukraina raketat Storm Shadow.
Një ekspert armësh, Trevor Ball, ish-anëtar i Ushtrisë së ShBA-së, tha se imazhet që qarkullonin dukeshin të ishin fragmente të Storm Shadow, megjithatë ai nuk mund të vërtetonte nëse ato ishin fotografi aktuale ose të vjetra, shkruan The Guardian.
Sulmi erdhi një ditë pas përdorimit të raketave të furnizuara nga ShBA-ja për të goditur objektiva në rajonin Bryansk.
Zyrtarët perëndimorë kanë treguar se ata po targetojnë posaçërisht grumbullimin e forcave të Koresë së Veriut në rajon, si dhe infrastrukturën që mund të përdoret për një ofensivë prej 50,000 trupash kundër një ndërhyrjeje ukrainase në rajon.
Vladimir Putin ka paralajmëruar se përdorimi i misileve të prodhuara nga SHBA-ja dhe MB-ja brenda kufijve të Rusisë do të ishte njësoj si hyrja e NATO-s në një konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën.