Raketahedhësit rusë bombardohen sistematikisht nga forcat ukrainase - VIDEO
The Sun ka publikuar pamje, të cilat duket se janë xhiruar nga një dron e që tregojnë automjete të shumta raketahedhëse të shënjestruara nga artileria ukrainase.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka nxjerrë videot duke thënë se forcat ukrainase kanë shkatërruar shumë raketahedhës rusë.
Në video shihen automjetet në një vend, ndërsa goditen sistematikisht duke shpërthyer në ajër, ku më pas shfaqen re të zeza tymi, në atë që forcat ukrainase thanë se ishte një zjarr artilerie