Raketa e SpaceX shpërthen në ajër gjatë fluturimit testues - NACIONALE

Raketa e SpaceX shpërthen në ajër gjatë fluturimit testues

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, Starship e SpaceX, është ngritur nga një platformë lëshimi në brigjet e Teksasit jugor të enjten në mëngjes.

Por, raportohet se në këtë fluturim testues menjëherë pas ngritjes raketa pa ekuipazh ka shpërthyer në ajër, megjithatë kompania SpaceX është duke festuar.

“Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe testi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë besueshmërinë e Starship pasi SpaceX kërkon ta bëjë jetën shumëplanetare,”- ka qenë deklarata e SpaceX në Twitter.

Dihet që herët e para të lëshimeve të raketave mund të jenë problematike, pasi inxhinierët janë në rrugë për të zgjidhur çështje të ndryshme që mund të mos kenë qenë shumë të dukshme gjatë testimeve paraprake.

Si shembull, raketa SLS e NASA-s u ishte nënshtruar katër përpjekjve lëshimi para se të ngrihej përfundimisht në nëntor të 2022-ës.

Ndërkohë, sa i përket testit të SpaceX, kompania u urua edhe nga administratori i NASA-s, Bill Nelson, i cili duke shkruar në Twitter ka thënë se,“çdo arritje e madhe gjatë historisë ka kërkuar llogaritjen e një niveli rreziku”.

Lajme të ngjashme