Raketa e kompanisë të Bezosit arrin me sukses në orbitën e Tokës, rivalitet Muskut - NACIONALE

Raketa e kompanisë të Bezosit arrin me sukses në orbitën e Tokës, rivalitet Muskut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Raketa “New Glenn” e kompanisë “Blue Origin” që është themeluar nga miliarderi amerikan, Jeff Bezos, u nis për herë të parë në hapësirë të enjten herët, duke arritur me sukses në orbitën e Tokës.

Misioni i kësaj rakete ishte shtyrë për disa vjet dhe shihet si kritik për përpjekjet e kompanisë “Blue Origin” për t’i bërë konkurrencë “SpaceX”-it të miliarderit Elon Musk, e cila mbizotëron në industrinë komerciale të hapësirës, raporton “France24”.

“(Raketa) New Glenn e ka kaluar vijën e Karmanit, kufiri i hapësirës i njohur ndërkombëtarisht” – tha kompania “Blue Origin” disa minuta pas nisjes së misionit.

Kompania e Muskut mbizotëron në tregun e hedhjeve të raketave në orbitë përmes raketave “Falcon 9”, të cilat janë bërë jetike për sektorin komercial, Pentagonin dhe NASA-n.

Duke e ngritur edhe më lart rivalitetin, kompania “SpaceX” planifikon një test tjetër në orbitë të raketës së gjeneratës së re, “Starship”.

Lajme të ngjashme