Radarë e raketa kundërtank në pakon e re prej 2,6 miliardë dollarësh të ShBA-së për Ukrainën - NACIONALE

Radarë e raketa kundërtank në pakon e re prej 2,6 miliardë dollarësh të ShBA-së për Ukrainën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zyrtarë amerikanë thanë të premten se një pako e re e ndihmave ushtarake të ShBA-së për Ukrainën me vlerë prej 2,6 miliardë dollarësh mund të përfshijë radarë për vëzhgim ajror, raketa kundërtank e cisterna pritet të njoftohet të hënën.

Gjashtë lloje municioni, përfshirë municionin për tanke, gjithashtu pritet të jenë në listën e pajisjeve që mund të kompletohet gjatë fundjavës, thanë zyrtarët që folën në kushte anonimiteti, duke shtuar se shuma e dollarëve dhe pajisjet specifike në pako mund të ndryshojnë.

Në pako pritet të përfshihen edhe municione precize ajrore, pajisje që Ukraina do t’i përdorte për t’i sulmuar pozicionet ruse, automjete për rikuperim për t’i ndihmuar pajisjet e rënda jashtë funksionit, si dhe municion shtesë për sistemet e mbrojtjes ajrore NASAMS, të cilat ShBA-ja dhe aleatët ia kanë dhënë Kievit, raporton agjencia “Reuters”.

Ndihma përbëhet nga armët me vlerë prej 2,1 miliardë dollarësh nga Nisma për Asistencën e Sigurisë për Ukrainën, fonde që i mundësojnë administratës së presidentit Biden që të blejë armë nga industria e jo të marrë nga rezervat e armëve të ShBA-së.

Pjesa tjetër e ndihmës prej 500 milionësh, e përbërë kryesisht nga municionet për ta shtyrë përpara ofensivën ukrainase të pranverës, pritet të vijë nga fondet e Autoritetit Presidencial për Tërheqje, i cili i lejon presidentit që të marrë nga rezervat aktuale të ShBA-së në raste urgjente.

Shtetet e Bashkuara tashmë janë zotuar për më shumë se 30 miliardë dollarë ndihma në fushën e sigurisë për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus.

Lajme të ngjashme